This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies. Read our privacy & cookie policy.

MIRËSERDHËT NË DEGËN E İŞ BANK NË KOSOVË

Türkiye İŞ Bankasi A.Ş u themelua më 26 Gusht 1924 nga lideri i njohur Mustafa Kemal Atatürk. Türkiye iş Bankasi A.Ş që nga themelimi i saj ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka bërë një kontribut të veçantë në zhvillimin e Turqisë në disa fusha, veçanërisht në zhvillimin e industrisë dhe tregtisë së vendit.

Banka Private më e madhe në Turqi - Türkiye İŞ Bankasi A.Ş, operon me 1326 degë vendore dhe me 25 degë ndërkombëtarë, ndërsa në rrjetin e vet ka 6172 ATM/Bankomat, që e bënë si bankë me rrjetin më të madh të bankomatëve në Turqi sipas të dhënave të datës 24.10.2014. Përmes rrjetit të madh të ATM, e-banking, telefon banking dhe qendrës së thirrjeve, u ofrojmë klientëve shpejtësinë më të madhe të mundshme për tu qasur në shërbimet e bankës. Përmes një game të gjerë të produkteve financiare të ofruara përmes bankës dhe filialeve të sajë, u ofrojmë klientëve tanë mundësinë për të zgjedhur produkte të përshtatshme për nevojat e tyre.

Numri total i degëve të bankës është 1351, ku 1326 janë degë vendore, dhe 25 degë të tjera operojnë jashtë shtetit. Degët kryesore të Türkiye İŞ Bankasi AS, janë të lokalizuara në: Republikën Turke të Qipros Veriore (16 degë), Londër (2 degë), Gjeorgji, (2 degë në Batumi dhe Tbilisi), Kosovë (2 degë në Prishtinë dhe Prizren), Irak (2 degë në Erbil dhe Bagdad) dhe Bahrain (1 degë në Manama).

Përveç kësaj, Banka jonë që ka përfaqësime në Kinë dhe Egjipt vijon aktivitetet e veta si İşbank AG kompani partnere në Gjermani me 13 degë, në Holandë, Francë, Zvicër dhe Bulgari me nga 1 degë; si JSC İşbank në Rusi me 11 degë dhe si JSC İşbank në Gjeorgji me 2 degë.

Në Kosovë, mundësia për qasje në shërbimet financiare përmes internetit është në procesin e zhvillimit.Türkiye İŞ Bankasi A.Ş. ofron shërbimet e saj përmes dy degëve të sajë në Prishtinë dhe Prizren.

Degët tona ofrojnë produkte dhe shërbimet financiare për individë dhe korporata. Produktet dhe shërbimet të cilat ne i ofrojmë janë: Hapja e llogarive, Afatizimet e Depozitave, Kredi për konsumatorë, kesh kredi, transferet e parave, letra të garancisë dhe letra për shërbimet kreditore.

Në përputhje me nevojat e konsumatorëve, degët tona në Kosovë janë duke u përpjekur të rrisin llojllojshmërinë e produktive dhe shërbimeve në mënyrë dhe të arrijnë një pozicion lider në këtë sektor përmes strategjisë profitabile dhe rritjes së qëndrueshme.

Na kontaktoni: | T: (00 381) 38 245 245 |

Rruga :UÇK Nr:159-10000 Prishtina Kosovo