Themelimi
Türkiye İş Bankası A.Ş. u themelua më 26 gusht 1924, si Bankë e parë Kombëtare e Periudhës Republikane, nën direktivat e Ataturkut, dhe në përputhje me vendimet e marra në Kongresin e parë të Ekonomisë të mbajtur në Izmir. Türkiye İş Bankası A.Ş., nën udhëheqjen e Drejtorit të parë të Përgjithshëm Celal Bayar, filloi me ofrimin e shërbimeve në dy filiale dhe me 37 punonjës.
Vizioni dhe Strategjia Jonë
Vizioni Ynë
Si banka kryesore lidere dhe e besueshme, duke mbajtur pozitë të fuqishme financiare në regjion, Vizioni Ynë është që ta bëjmë Türkiye İş Bankası A.Ş. si bankë të preferuar për klientë, aksionarë dhe punonjës.
Qëllimi Ynë
Për klientin:
Nëpërmjet ofrimit të shërbimeve, të bëhemi banka e preferuar në të gjitha sektorët dhe tek grupet e synuara të klientëve.
Me punonjësit tonë të kualifikuar, të ju ofrojmë shërbime të besueshme dhe cilësi të lartë.
Ndjekim parimet më të larta të etikës dhe biznesit duke mos bërë lëshime.
Për aksionarët:
Rritje e qëndrueshme e vlerës së aksioneve.
Operimi me një sistem efektiv të menaxhimit të rrezikut.
Për punonjësit:
Të jemi punëdhënësi i preferuar, nëpërmjet ofrimit të programeve nxitëse dhe mundësive të trajnimit për zhvillim personal dhe profesional.
Shpërndarja e Qasjes së Përqendruar për Shërbim ndaj Klientit tek të gjithë punonjësit tonë.
Mbështetja dhe promovimi i punonjësve tonë për të qenë të besueshëm, përgjegjshëm dhe kreativë.
Shkurtimisht:
Nxitja e punonjësve nga ana e bankës për përmbushjen e nevojave te klientëve në mënyrë te shpejtë, efikase, dhe me kualitet të lartë, duke vazhduar në mënyrë të qëndrueshme të rrisim aksionet e bankës.
Vlerat Tona
Vlerat tona pasqyrojnë përfaqësimin e Identitetit Korporativ të Bankës, arritjen e vizionit dhe qëllimeve që udhëheqin punën tonë dhe mishërimi i vlerave jetësore dhe biznesore nga ana e punonjësve tonë:
Ndershmëria dhe Besueshmëria,
Udhëheqja dhe Inovacioni,
Orientuar drejt klientit dhe ofrimi i shërbimeve kualitative,
Respekti dhe ndjeshmëria ndaj shoqërisë, njerëzimit dhe mjedisit.
Transparenca
Strategjia
Arritja e vizionit dhe qëllimit tonë drejt të qenurit “Bankës më të afërt për klientët, duke u mbështetur në rritje të qëndrueshme fitimprurëse”.