Njoftim i privatësisë
Banka TURKIYE IS BANKASI A.S. Dega në Kosovë kontrollon dhe përpunon të dhënat personale, që jepen nga personat fizik kur shfrytëzojnë shërbimet që Banka ofron, qoftë përmes pranisë fizike apo përmes pranisë online, kur përdorin faqen tonë të internetit, aplikacionin në internet dhe aplikacionin mobil.
Më tutje në këtë tekst, termat “Banka” dhe “ne” dhe ato që rrjedhin prej tyre i referohen Bankës TURKIYE IS BANKASI A.S. Dega në Kosovë. Termi “ju” dhe ata që rrjedhin prej tij, i referohen përdoruesve të shërbimeve tona/ klientëve tanë.
Ky njoftim i privatësisë ju informon për mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin e të dhënave personale nga Banka. Rregullat e paraqitura në këtë njoftim vlejnë për çdo formë të të dhënave, qoftë të ruajtura elektronikisht, në letër apo në ndonjë pajisje tjetër ku ruhen të dhënat.
Banka tregon kujdes të veçantë në mbrojtjen dhe sigurimin e privatësisë dhe të dhënave personale që u takojnë klientëve tanë. Kjo çështje paraqet detyrim ligjor për ne në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe aktet tjera juridike. Në kuadër të qasjes sonë për të treguar kujdes maksimal në mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve dhe për të vepruar në pajtim me legjislacionin përkatës, ne kemi përgatitur rregullore të detajuara për këtë çështje dhe kemi pranuar parimin e mbrojtjes së të dhënave personale të klientëve tanë në të gjitha praktikat tona. Krahas kësaj, ne kemi përgatitur procedura për t'u siguruar se të gjithë punonjësit tanë shfaqin nivelin më të lartë të kujdesit në këtë çështje.
Të dhënat personale që ruhen në mënyrë automatike ose jo automatike dhe/ ose që shpalosen në mënyrë elektronike nga vizitorët e faqes sonë të internetit, do të përdoren kryesisht për t'i përmbushur kërkesat e tyre dhe më pas për t'iu ofruar shërbime më të mira bankare online. Gjithashtu, në pajtim me Njoftimin e privatësisë së Bankës sonë, ne i kushtojmë kujdes të duhur mbrojtjes dhe sigurimit të të dhënave tuaja personale.
Banka jonë merr masa që ofruesit mbështetës të shërbimeve tona, t'i zbatojnë gjithmonë standardet, kërkesat e privatësisë të Bankës sonë dhe të veprojnë në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe aktet tjera juridike.
Në përputhje me këtë, qasja jonë themelore është që t'i mbrojmë të gjitha të dhënat personale që i përkasin Bankës dhe klientëve tanë, nga qasja e paautorizuar, përdorimi i rremë dhe ndryshimi, korruptimi dhe shkatërrimi, si dhe sigurimi i privatësisë, integritetit dhe disponueshmërisë së informatave.
Kur ju i shkëmbeni të dhënat tuaja personale me Bankën tonë, ato do të shfrytëzohen vetëm për shërbimet të cilat ju i keni kërkuar, komunikimin dhe përtërirjen e kontratave tuaja. Ne mund të komunikojmë me ju për reklamimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare, financiare dhe të sigurimeve nëse ju jeni në bazën tonë të të dhënave. Ju keni të drejtë që të tërhiqni miratimin tuaj, kur ju nuk dëshironi që të pranoni komunikime elektronike nga Banka jonë. Ju do të hiqeni nga lista jonë e kanalit përkatës, për shembull, duke klikuar vegzën “Ju lutemi klikoni këtu nëse nuk dëshironi që të pranoni ndonjë email nga Banka jonë, për promovimin e produkteve ose shërbimeve të reja.”, të cilën mund ta gjeni në fund të një emaili.
Parimet e përpunimit të të dhënave personale
Banka i përpunon të dhënat tuaja personale bazuar në parimet e përpunimit të të dhënave personale, siç parashihet me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si në vijim:
• Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë, të paanshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin tuaj;
• Të dhënat personale grumbullohen vetëm për qëllime specifike, eksplicite dhe të ligjshme dhe nuk përpunohen më tej në asnjë mënyrë që nuk është në përputhje me ato qëllime;
• Të dhënat personale duhet të jenë të duhura, relevante, jo të tepërta dhe të kufizuara në qëllimet për të cilat janë mbledhur ose përpunuar;
• Të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe aty ku është e zbatueshme të mbahen të përditësuara. Banka duke pasur parasysh qëllimet për të cilat të dhënat personale janë përpunuar, do të ndërmerr të gjithë hapat e arsyeshëm për të siguruar që ato të dhëna të cilat janë të pasakta, të korrigjohen ose fshihen pa vonesa të paarsyeshme;
• Të dhënat personale mund të ruhen përderisa është e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat janë mbledhur ose përpunuar. Pas arritjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale duhet të fshihen, hiqen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse parashihet ndryshe në një ligj tjetër përkatës;
• Të dhënat personale do të përpunohen në atë mënyrë që sigurohet mbrojtja dhe siguria e duhur e të dhënave personale, duke përfshirë mbrojtjen kundër përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe kundër humbjes aksidentale, shkatërrimit ose dëmtimit, duke përdorur masat e duhura të sigurisë për të dhënat personale.
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale
Ne mbledhim, ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm nëse ekziston një nga kriteret e mëposhtme:
• Nëse ju e keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale, për një ose më shumë qëllime specifike;
• Nëse përpunimi është i nevojshëm për lidhjen e një kontrate, në të cilën ju dhe Banka jeni palë kontraktuese, ose për të ndërmarrë veprimet lidhur me kërkesën tuaj para lidhjes së kontratës;
• Nëse përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e obligimit ligjor, të cilit i nënshtrohet Banka;
• Nëse përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave tuaja jetike ose të personave të tjerë fizikë;
• Nëse përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose për ushtrimin e autoritetit zyrtar që i është dhënë Bankës;
• Nëse përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga Banka ose pala e tretë, përveç kur këto interesa tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave që kërkon mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse subjekti i të dhënave është fëmijë.
Lloji i të dhënave personale që Banka mbledh dhe përpunon
Banka përpunon të dhënat personale për t’i ofruar shërbimet e veta ose kur kjo kërkohet me ligj. Kategoria e të dhënave personale që do të përpunohen varet nga shërbimet e kërkuara dhe produktet që përdorin klientët tanë. Të dhënat personale që Banka përpunon mund t’iu takojnë kategorive të ndryshme, sikurse paraqiten në listën më poshtë. Mirëpo, kjo listë nuk është kufizuese, pasi klientët tanë mund të përdorin edhe shërbime dhe produkte të tjera të cilat kërkojnë që Banka të përpunojë të dhëna personale shtesë.
Informatat personale:
- Emri dhe mbiemri;
- Data dhe vendi i lindjes;
- Gjinia;
- Shtetësia;
- Numri personal i identifikimit (Lloji i dokumentit të identifikimit, Autoriteti që e ka lëshuar, Data e lëshimit, Data e skadimit);
- Kopja e dokumenteve personale të identifikimit;
- Statusi martesor;
- Detaje familjare;
- Të dhëna autentifikimi (shembull i nënshkrimit);
- Fotografi;
- Statusi PEP.
Informatat kontaktuese:
- Adresa e banimit (Adresa e rrugës, Qyteti, Shteti, Kodi postar);
- Adresa e emailit;
- Numrat kontaktues të telefonit;
- Adresa postare (Adresa e rrugës, Qyteti, Shteti, Kodi postar).
Informatat financiare:
- Statusi financiar dhe detaje për të ardhurat;
- Statusi i punësimit dhe punësimi i personave të afërm;
- Historia e kredisë;
- Dokumente për vlerësimin e kredisë;
- Të dhëna nga regjistrat publikë;
- Marrëdhënia me banka të tjera ose kompani financiare;
- Dokumente të biznesit për individë të vetëpunësuar;
- Dokumente pronësore (përshkrimi i pronës, raporti për vlerësimin e pronës, sigurimi kolateral, dokumenta për ndërtimin).
Informatat në lidhje me arsimimin, profesionin dhe punën ose informatat e biznesit:
- Statusi i punësimit;
- Pozicioni dhe vendi i punës;
- Të ardhurat mujore dhe të tjera;
- Përvoja profesionale;
- Arsimimi.
Informatat në lidhje me produktet dhe shërbimet që ne ju ofrojmë:
- Të dhëna nga përmbushja e detyrimeve kontraktuale;
- Detaje të llogarisë bankare;
- Detaje të kartelës së kreditit/ debitit;
- Detaje të transaksioneve dhe historiku;
- Të dhëna që kanë të bëjnë me marrëveshje për autorizim;
- Informacion për çdo palë të tretë përfituese;
- Të dhëna të tjera për përdorimin e produkteve dhe shërbimeve që ofron Banka.
Informatat teknike dhe identifikimi online:
- Regjistrimi i përdoruesit dhe të dhëna për abonim (p.sh. kredencialet për regjistrim për bankimin online);
- Të dhëna për tregtarët që i paguani me kartelën tuaj.
Lloje të tjera të të dhënave personale:
- Imazhe nga kamerat e sigurisë në dhe rreth hapësirës së Bankës.
Nëse e kemi pëlqimin tuaj shprehimisht, mund t’i përdorim edhe disa nga të dhënat tuaja të ndjeshme, varësisht nga natyra e kërkesës suaj, që duhet të kufizohet vetëm në produktet dhe shërbimet tona. Ne mund të kemi të drejtë të përdorim të dhëna të tjera personale nëse është e nevojshme, për të ju ofruar ndonjë produkt ose shërbim tjetër specifik.
Si mblidhen dhe përpunohen të dhënat tuaja personale nga Banka
Banka mund t’i mbledh të dhënat tuaja personale në disa raste p.sh kur ju përdorni direkt shërbimet ose produktet që ne ofrojmë, ose kur ju përdorni platformat tona online. Ne i mbledhim të dhënat tuaja personale kur ju:
• Hapni një llogari dhe/ ose regjistroheni si klient;
• Aplikoni apo përdorni ndonjë nga produktet ose shërbimet tona;
• Përdorni ose shikoni faqen tonë të internetit;
• Vizitoni degët ose zyret tona;
• Kontaktoni me ne përmes kanaleve tona të komunikimit;
• Jepni informacion, me shkrim ose me gojë, përmes e-mail, formularëve të qendrës së kontaktit, kontratave ose kanaleve të tjera të komunikimit.
Banka mund të mbledhë të dhënat tuaja brenda kufijve të lejuar me ligj edhe indirekt nga burime të tjera, përfshirë:
• Regjistra publikë (p.sh. Regjistri Qendror i Kredive, etj.);
• Palë të ndërlidhura (p.sh. punëdhënës, pronarë biznesesh, të afërm ose persona të tjerë);
• Autoritetet publike dhe agjencitë për zbatimin e ligjit.
Qëllimet e përpunimit të të dhënave personale
Ne Banka, ofrojmë produkte dhe shërbime të ndryshme për klientët tanë, prandaj të dhënat tuaja personale mund t’i përpunojmë për qëllime të ndryshme. Për shembull, ne mund t'i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e cekura në vijim:
-
Për identifikimin dhe verifikimin tuaj;
- Për hapjen e llogarive;
- Për kryerjen e shërbimeve të pagesave;
- Për lëshimin e produkteve të ndryshme kreditore;
- Për shërbime online/ digjitale;
- Për qëllime marketingu;
- Për kthimin e borxhit të keq;
- Për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullative;
- Për të parandaluar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe mashtrimin;
- Për hulumtim të tregut, planifikim dhe analiza statistikore, nëse ju jeni pajtuar paraprakisht me këtë;
- Për të garantuar sigurinë e përdoruesve të tjerë dhe faqes sonë të internetit;
- Për të nxitur zhvillimin e biznesit;
- Për të siguruar menaxhim të duhur të rrezikut;
- Për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit dhe menaxhimin e marrëdhënies me klientë.
Kur ju regjistroheni në faqen tonë të internetit, ne mund t'i marrim të dhënat tuaja përmes formularëve në faqen tonë të internetit (për shembull emrin, mbiemrin, emailin, informatat për kontaktim, ditëlindjen, etj.) dhe t'iu ofrojmë shërbimet e kërkuara, apo t'iu dërgojmë buletinin tonë elektronik, informatat për reklamim etj., nëse ju jeni pajtuar paraprakisht për këtë.
Përdorimi i të dhënave tuaja personale mund të zgjatet kohë pas kohe, varësisht nga produktet dhe shërbimet e ofruara nga Banka, në përputhje me ligjet dhe rregulloret relevante për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ruajtja e të dhënave personale
Periudha e ruajtjes së të dhënave personale varet nga kategoria e të dhënave dhe qëllimet për të cilat ato përpunohen.
Banka do t'i ruajë të dhënat tuaja personale në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, për aq kohë sa është e nevojshme, në radhë të parë për të përmbushur qëllimin për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, ose për aq kohë sa është paraparë me legjislacionin përkatës.
Nëse të dhënat personale nuk kërkohen më, ato do të fshihen në përputhje me proceset tona të fshirjes ose do të anonimizohen.
Siguria e të dhënave personale
Banka ofron tërë mbrojtjen e nevojshme dhe të arsyeshme për të ruajtur privatësinë, sigurinë dhe integritetin e të dhënave tuaja personale. Ne jemi të përkushtuar që t'i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për t'i mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi.
Zakonisht ne i ruajmë të dhënat tuaja personale në databazat tona, ose në ato që sigurohen nga ofruesit tanë të shërbimeve.
Bashkëpunëtorët e kontraktuar të Bankës të cilët kanë qasje në informatat tuaja për t'ju ofruar shërbimet e nevojshme, janë të obliguar që t'i mbajnë këto të dhëna të fshehta dhe të mos i përdorin për ndonjë qëllim tjetër në kuadër të obligimit konvencional.
Të gjitha masat teknike dhe organizative të arsyeshme ndërmerren nga Banka për t'i mbrojtur të dhënat tuaja personale nga shkatërrimi, humbja, ndryshimi aksidental ose ilegal, si dhe nga çdo keqpërdorim apo përdorim i paligjshëm dhe i paautorizuar që mund të ndodh gjatë transferimit të të dhënave në rrjet, publikimit apo procedurave tjera.
Transferimi i të dhënave tuaja personale
Banka mund t'u shpalosë të dhëna personale në lidhje me ju, palëve të treta që në mënyrë të ligjshme përpunojnë të dhënat tuaja. Mirëpo, kjo mund të ndodhë vetëm kur kjo kërkohet me ligj ose ju jeni pajtuar paraprakisht për këtë.
Banka mund t’ia shpalosë të dhënat tuaja:
• Autoriteve mbikëqyrëse dhe të tjera rregullative si: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore e Kosovës, organeve të drejtësisë dhe autoriteteve tjera kompetente;
• Përfaqësuesi juaj i autorizuar që vepron në emrin tuaj me autorizim si p.sh. avokatë, ndërmjetësues, bartës të përbashkët të llogarive, bashkëdebitorë, garantorë;
• Palë të treta me të cilat Banka duhet të bashkëpunojë brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, për të mundësuar shërbimet e saj, si p.sh. aksionarët e Bankës, anëtarët e tjerë të grupit të Bankës, Visa, Mastercard, lëshues të kartelave bankare, administratorë të bankomatëve, kompani që përpunojnë pagesa me kartelë, përfituesit tuaj, etj.;
• Palë tjera që ofrojnë shërbime për qëllime të përmbushjes së interesave legjitime ose detyrimeve kontraktuale, si këshilltarë ligjorë të jashtëm, noterë, auditorë, kontabilistë, kompani të marketingut dhe reklamimit, ruajtja e dokumenteve, kompani për arkivimin dhe shkatërrimin e dokumenteve, kompani për ruajtje në cloud, ofrues të shërbimeve TI dhe të telekomunikimit, kontraktorë për zhvillimin e softuerëve, etj.
Palët e treta mund të kenë qasje në të dhënat personale të klientëve tanë, kur kërkohet përmbushja e shërbimit në fjalë. Ata do të ruajnë fshehtësinë e këtyre të dhënave dhe do t'i përdorin ato vetëm për t'i ofruar shërbimet e tyre, nën mbikëqyrjen dhe në emër të Bankës sonë dhe për asnjë qëllim tjetër komercial ose jo komercial.
Kur të dhënat transferohen, transferimi bëhet në përputhje të rreptë me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L – 082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për çka do të nënshkruhet një marrëveshje e veçantë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale me këta ofrues të shërbimeve.
Sidoqoftë, Banka është e lirë që të shpalosë me palët e treta pa kurrfarë kufizimi të dhënat jo personale dhe/ ose anonime, siç janë numri i vizitave në faqen tonë të internetit gjatë një periudhe të caktuar.
Të dhënat personale të fëmijëve
Shërbimet e faqes sonë të internetit nuk janë të dizajnuara për fëmijë. Krahas kësaj, Banka nuk i mbledhë qëllimisht të dhënat e fëmijëve përmes asnjërës prej faqeve tona të internetit, përpos nëse kjo lejohet dhe/ ose kërkohet me ligj.
Të drejtat tuaja si Subjekt i të dhënave
Si subjekt i të dhënave, ju keni këto të drejta:
• E drejta për t’u informuar — Ju keni të drejtë të informoheni për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale;
• E drejta për qasje — Ju keni të drejtë të merrni nga Banka konfirmim se a janë duke u përpunuar të dhënat tuaja personale apo jo dhe nëse po, keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat personale dhe informatat tjera si: Qëllimet e përpunimit; Kategoritë e të dhënave personale; Përfituesit ose kategoritë e pranuesve, të cilëve u janë shpalosur ose do t’u shpalosen të dhënat personale, në veçanti pranuesit në vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare; Ku është e mundur, periudhën e paraparë për të cilën do të ruhen të dhënat personale, ose nëse nuk është e mundur, kriteret e përdorura për ta përcaktuar atë periudhë;
• E drejta për korrigjim — Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale të pasakta. Duke marrë parasysh qëllimet e përpunimit, ju keni të drejtë t’iu plotësohen të dhënat personale të paplota, duke përfshirë nëpërmjet bërjes së një deklarimi shtesë;
• E drejta për fshirje (e drejta për t’u harruar) — Ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të dhënave personale, në raste të caktuara sipas legjislacionit përkatës;
• E drejta për kufizimin e përpunimit — Ju keni të drejtë të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja në raste të caktuara sipas legjislacionit përkatës;
• E drejta për transferimin e të dhënave — Ju keni të drejtë t’i merrni të dhënat personale që mban Banka, në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm automatikisht dhe t’i ripërdorni për qëllimet tuaja apo t’i transmetoni këto të dhëna tek një kontrollues tjetër;
• E drejta për kundërshtim — Ju keni të drejtë që në çdo kohë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale, për shkak të një situate personale të veçantë, në raste të caktuara sipas legjislacionit përkatës. Në këtë rast, Banka nuk do t’i përpunojë më të dhënat personale, përveç nëse Banka demonstron bazë bindëse ligjore për përpunimin e tyre, bazë kjo që mbizotëron ndaj interesave, të drejtave dhe lirive tuaja;
• Të drejtat lidhur me vendimmarrjen dhe profilizimin e automatizuar — Ju keni të drejtë të kërkoni nga Banka të mos jeni subjekt i vendimit të bazuar vetëm tek përpunimi i automatizuar. Megjithatë, kjo e drejtë nuk zbatohet nëse vendimi është i nevojshëm për lidhjen ose kryerjen e një kontrate ndërmjet jush dhe Bankës; është i autorizuar nga një ligj specifik të cilit i nënshtrohet Banka dhe i cili gjithashtu i përcakton masat e përshtatshme për t’i mbrojtur të drejtat, liritë dhe interesat tuaja legjitime, ose bazohet në pëlqimin tuaj të shprehur;
• Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Megjithatë, tërheqja e pëlqimit nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij. Tërheqja duhet të bëhet në të njëjtën mënyrë si dhënia e pëlqimit;
• Pa paragjykuar mjete të tjera juridike, ju keni të drejtë të parashtroni ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, nëse pretendoni se ka pasur shkelje të të drejtave tuaja lidhur me të dhënat personale.
Banka do t’ju përgjigjet pa vonesë kërkesës tuaj, nëse vendosni të ushtroni cilëndo nga të drejtat e lartpërmendura.
Sidoqoftë, Banka rezervon të drejtën e saj ligjore për t'i kundërshtuar kërkesat e përsëritura në mënyrë të paarsyeshme, ose që janë teknikisht jo proporcionale dhe/ ose kërkesat që janë tejet të vështira për t'i përmbushur, ose të cilat rrezikojnë privatësinë e personave të tjerë.
Përditësimet e Njoftimit të privatësisë
Banka rezervon të drejtën e saj që të modifikojë kohë pas kohe këtë Njoftim të privatësisë në mënyrë që ky njoftim të pasqyrojë shërbimet e reja, ndryshimet në praktikat tona dhe çdo ndryshim ligjor dhe rregullator që mund të ndikojë në përgjegjësitë tona ndaj klientëve tanë. Ndryshimi i këtij Njoftimi të privatësisë mund të bëhet pa ndonjë lajmërim/ njoftim paraprak të klientëve apo vizitorëve tanë.
Të gjitha ndryshimet bëhen efektive në momentin që publikohen në faqen tonë të internetit.
Ky njoftim është ndryshuar për herë të fundit me datë 10.10.2023.
Informatat për Institucionin
Türkiye İş Bankası A.Ş. Dega në Kosovë
Adresa: Rr. Ukshin Hoti, Nr. 100, Lakrishtë, Prishtinë, 10000, Kosovë
Telefoni: +383 38 245 245
Zyrtari/ja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Emri & Mbiemri: Valbona Plepolli
Telefoni: +383 38 245 245
E-mail: dataprotection@isbank-kos.com
Ofruesi i Hosting
Türkiye İş Bankası A.Ş.
Autoritetet e Autorizuara
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK)
Adresa: Rr. Garibaldi, Nr. 33, Prishtinë, 10000, Kosovë
Telefoni: +383 38 222 055
Fax: +383 38 243 763
Agjencia për Informim dhe Privatësi
Adresa: Rr. Zejnel Salihu, Nr. 22 (ish ndërtesa e Gjykatës Themelore), Prishtinë, 10000, Kosovë
Telefoni: +383 38 200 62 954
Fax: +383 38 200 62 965